Janë personazhe të suskeshme secili në fushen përkatëse, por përveçë arritjeve në profesion disa nga personazhet tona të njohura kan ndërrmarrë dhe hapa të tjerë në jetën e tyre, në atë të krijimit të familjes.
Viti 2016 për disa nga personazhet publike do të mbahet mend gjithë jetën, pasi që përjetuan një ndjenjë majft të veçantë, duke u bërë prindër e duke krijuar kështu familjet e tyre.
Lista e personazheve të personave publiku që u bë prindër në fillimet e vitit 2016 fillon me Lyrical Son.
Ishte gushti i vitit 2014, kur reperi Lyrical Son dhe Gresa Krasniqi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë e pikërisht 9 janari i vitit 2016 ishte dita kur erdhi në jetë dhe fëmija i parë i çiftit, gjinia e bebës ishte vajzë derisa u pagëzua me emrin Eva.
Muaji maj i viti 2015 mbahet mend për ceremonin madhështore e shumë elegante të modelës Emine Cunmulaj ku u martua me bashkëshortin e saj Sam Nazarian derisa më 29 mars të viti 2016, çifti u bënë prindër të vajzes Ella Faria teksa tashmë modelja ndjehet e plotësuar e mjaft e bekuar.
Martesa e çiftit, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani ishte tejet e komentuar e një ndër ceremoniët më të kompletuara ndonjëhërë. 25 maji ishte datë tejet e rëndësishme, pasi që ishte dita kur erdhi në jetë djali çiftit në fajlë, të cilin e pagëzuan me emrin Ansi.
1 Qershori përkon me një datë të bekuar për çiftin sipatik Vesa Luma dhe Big Basta, të cilët u bënë prindër dhe djalin e tyre e pagëzuan me emrin Lian.
Lista e gjatë vazhdon me reperin Elinel i cili muaj më parë i dha fund beqarisë me Klementiën, derisa më 22 qershor erdhi në jetë dhe vajza e tyre të cilën e pagëzuan me një emër shumë të vaçantë Sandra.
Këngëtari i njohur Berkan Ahmeti cili dikur ishte pjesë e pandashme e skenës dhe e muzikës, si martesën e tij por dhe lindjen e vajzës e kaloi pa bujë të madhe mediatike. Ai për Prive.al muaj më par zbuloi imazhin e vajzës së tij e cila erdhi në jetë në muajin gusht të këtij viti dhe u pagëzua me emrin Beren.
Edhe pse një personazh jo shumë e njohur dikur, tani të gjithë e din se kush është Adonis Morina, bashkëshorti i Teuta Krasniqit. Adonisi epitetin baba e fitoi më 3 tetor të këtij viti duke u bërë prind për herë të parë.
Ernest Duka apo ndryshe siç njihe me emrin Stine është në bashkjetesë me Garciela Pashaj, të dashurën e tij me të cilën janë në një lidhje tash e disa vite. Dyshja më 12 nëntor u bën prindër të vajzës Estia duke e hapur një kapitull mjaft të rëndësishëm në jetën e tyre.
Viti 2016 ishte një vit i frytshëm sa i përket zgjerimit të familjeve tek personazhet tona publike derisa në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë janë edhe disa emra mjaft të njohur të skenës tonë. /Prive.al/