Disa këshilla për të gjetur partner gjatë të tridhjetave

By

Gjetja e partnerit gjatë të tridhjetave mund të jetë koha e ideale për shkak se as nuk jeni i moshuar dhe as i papjekur.

Por ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh para se të hyni në lidhje, shkruan 60secondsnow.com.

  1. Ju kurrë nuk jeni i vjetër për t’u dashuruar
  2. Është një shprehje që thotë “dashuria nuk njeh moshë”. Nëse vërtetë e dashuroni dikë, mosha nuk ka fare rëndësi. Janë ndjenjat e vërteta, dashuria, mirëkuptimi ato që kanë rëndësi në një lidhje.
  3. Jini të qartë për nevojat tuaja
  4. Ju nuk jeni në të njëzetat më; prandaj është e pritur që ju ta keni kuptuar se çfarë dëshironi në jetë. Lidhja juaj e mëparshme mund t’ju ketë ndihmuar që ta kuptoni se çfarë bën dhe çfarë jo në një lidhje.
  5. Nuk do ta gjeni personin e përsosur
  6. Duhet ta pranoni faktin që njerëzit nuk janë perfekt. Secili person i ka përparësitë dhe mangësitë e veta. Andaj të presësh se do ta gjesh një njeri perfekt, është fëmijërore. Në vend se të presësh për njeriun perfekt, ju mund ta ndihmoni njëri-tjetrin që të përmirësoheni me kohën.
  7. Mbajtja e inateve nuk ju ndihmon
  8. Ka shumë  gjasë që lidhja juaj e fundit ka përfunduar në mënyrë të hidhur. Por kjo nuk nënkupton se ju duhet të mbani inate për këtë gjë. Këto gjëra kanë më së paku të bëjnë me partnerin tuaj të ri.
  9. Është mirë t’i thyeni rregullat e vjetra
  10. Me siguri se keni dëgjuar për rregullat e vjetra “thërrisni pas dy ditësh”, “mos i ktheni mesazhet shumë shpejt”, “vishni rroba të zeza në takimin e parë” ose “mos u puthni në takimin e parë”. Hiqni dorë nga këto rregulla. Nëse ju mendoni se keni gjetur personin e duhur, këto rregulla nuk vlejnë.
  11. Mund ta provoni aranzhimin e takimit online
  12. Nëse jeni lodhur nga mënyra tradicionale e takimeve, aranzhimi i takimeve online është bërë trend i ri në botë. Aplikacionet tani ju mundësojnë që ta gjeni personin me të njëjtat preferenca.
  13. Bëhu ai që je
  14. Të shtirurit se jeni dikush tjeter derisa nuk ndjeheni rehat me vetveten nuk është gjë e mirë. Ndërsa nëse silleni ashtu si jeni dhe ndjeheni rehat në lëkurën tuaj, njerëzit do t’ju admirojnë për atë që jeni.
  15. Ndiqni instinktin tuaj
  16. Nëse instinkti juaj i brendshëm ju thotë diçka rreth një personi; atëherë ju nuk duhet ta injoroni atë. Ndjekja e instinkteve tuaja do të ju sjellë gjithmonë përfitime në jetë.
  17. Jini të hapur për një komunikim efektiv
  18. Mënyra efektive e të komunikuarit është gjithmonë esenciale në një lidhje. Nëse ju dëshironi një lidhje të shëndetshme gjatë të tridhjetave; atëherë ju duhet ta përballoni në mënyrë të pjekur komunikimin e ndërsjellë.

Artikuj të ngjashëm