Merret vesh: Ja me kë po e sjellë bashkëpunimin Gjiko

By

Ishte në pushime me të dashurën e tij dhe dha shenja se po përgatit një këngë të re, ashtu sic bëjnë shumica e këngëtarëve kur “vera vjen kah dera”.

Ndërsa tash u bë e qartë. Reperi kosovar i njohur si Gjiko “the Fly Boy”, do të realizojë një këngë së bashku me reperin e ri, Skerdi.

Këtë e ka bërë të ditur jo Gjiko, por reperi Ledri Vula, i cili në profilin e tij në Instagram, ka publikuar një fotografi ku ceken emrat që po sjellin bashkë këngën, që për producent do të ketë vëllain e Gjikos, Big Bang.

Ai nuk ka dhënë të tjera detaje dhe si rezultat, nuk është bërë e qartë se kur do publikohet kënga. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm