Me kë do të vijë në bashkëpunim këtë herë Lori?! (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur, Loreta Kaçka-Lori, po mendon se ka ardhur koha për një prurje sa i përket karrierës së saj.

Artistja ka vendosur kështu të mos ndal aktivitetin e kohëve të fundit ku pas prurjeve si ‘A e din sa shumë të dua’ dhe ‘Ai djali’ të cilat ishin solo pritet të vijë me një bashkëpunim.

Këngëtarja do të bashkëpunojë me grupin ‘Baboo Darabuka’ e stili i këngës që do të vijë së shpejti përafërsisht dihet duke marrë parasysh frymën muzikore që kultivojnë grupi në fjalë.

Nuk dihet ende nëse edhe ky projekt do të ketë suksesin e njejt me këngët paraprake të saj por e rëndësishme është që Lori nuk po ndalet së punuari. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm