Dikur ishte mentorja e saj, Albina Kelmendi vlerësohet në festival po aq sa Elsa Lila

By

Albina Kelmendi dhe familja e saj konkurruan në Festivalin e Këngës po në të njëjtin vit që Elsa Lila iu rikthye muzikës dhe konkurrimit.

Ka kaluar shumë kohë dhe mund të mos e mbani mend, por Elsa Lila ishte mentorja e Albina Kelmendit në “The Voice 4” pasi kjo e fundit zgjodhi që të ishte në ekipin e Elsa Lilës.

Të dy artisitet triumfuan në Festvalin e Këngës duke rrëmbyer dy çmimet kryesore. Elsa me këngën “Evita” dedikuar vajzës së saj mori çmimin e parë ndërkaq Albina mori vendin e dytë.

Mirëpo përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision u zgjodh nga publiku dhe Albina bashkë me familjen u përzgjodhën me më së shumti SMS. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm