Diell, festë e luks: Pushimet e ‘çmendura’ të Valdrinit me të dashurën (FOTO)

By

Muajt e fundit kanë qenë tejet të ngjeshur për dizajnerin Valdrin Sahiti.

Krahas punës në sipërmarrjet e tij në Prishtinë e Tiranë, iteneraret e Sahitit kanë përshkuar edhe disa prej kryeqendrave europiane të modës si i ftuar në shpalosjen e koleksioneve të reja nga dizejnatorë të ndryshëm.

Por, si për këdo tjetër, edhe për Valdrinin duhet të ketë pak pushim!

Javën që lamë pas, nën shoqërinë e të dashurës, Editës, dizajneri i njohur ka marrë rrugë drejt ishullit grek Mykonos ku ishte edhe mikesha e ngushtë, Elvana Gjata.

Ndonëse gjatë periudhës së qëndrimit në atraksionin turistik ku gravitojnë emra të mëdhenj nga e gjithë bota postimet ishin të pakta, një përmbledhje Valdrini e ka bërë sot në rrjete sociale.

Dielli, festat e luksi duket të jenë tre komponentët që e kanë përcjellë pushimin e dyshes të cilët kanë mbushur energjitë për punë në pjesën tjetër të mbetur të vitit.

Shkrepjet e mëposhtme flasin vetë për pushimet e ‘çmendura’ të Valdrinit dhe Editës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm