Diçka ‘lëvizë’ mes Norës dhe Robertit pasi ai konfirmoi lidhjen e re

By

Pak ditë më parë, këngëtari Robert Berisha e tha vetë se është në një lidhje dashurie.

View this post on Instagram

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial)

Vajza që i ka marrë zemrën është bukuroshja nga Prishtina, Laureta Maqedonci.

Pak kohë pas këtij zhvillimi, kanë qenë fansat ata që kanë pikasur një lëvizje në rrjete sociale.

Pas shumë kohësh, Nora dhe Roberti më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Ata kishin vazhduar të jenë miq në rrjete sociale, e madje nga projekti në projekt, gjithnjë kanë përkrahur njëri-tjetrin duke i shpërndarë këngët në InstaStory.

Nuk mund të thuhet sigurtë nëse heqja nga “following” lidhet drejtpërsëdrejti me zyrtarizimin e lidhjes por do ishte me të vërtetë koincidencë nëse do të ndodhte pas vitesh nga ndarja e tyre, fiks pak ditë pasi Roberti e pranoi me gojën e tij, romancën e parë që prej dhënies fund të martesës me Norën.

Kujtojmë se dyshja janë shembull për raport post-ndarje duke ofruar një model si askush tjetër në botën e të famshmëve shqiptarë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm