Tash e një kohë Leonora Jakupi nuk ka sjellur projekte të reja muzikore.
Kjo pauzë e tejzgjatur nuk i ka pëlqyer fansave të cilët tash e një kohë kërkojnë risi nga këngëtarja.
Siç raportoi Prive javë më parë, Leonora i është përvishur punës në studio për albumin e ri tek Don Arbas. Mirëpo në një fotografi të postuar në Instagram ajo shfaqet bashkë me Gold AG dhe Fatmir Mujajn.
Reperi si përshkrim të imazhit ka zgjedhur fjalinë e shkurtër ‘Po punohet’.
Nuk dihet nëse thjeshtë bëhet fjalë për takim të rastësishëm në studio apo për ndonjë bashkëpunim të mundshëm të dyshes në planin artistik por e sigurtë është se të reja po vijnë.
Ndryshe, Gold AG kohëve të fundit është kryefjala e shtypit falë projekteve të njëpasnjëshme të sjellura solo apo në duet. /Prive.al/
https://instagram.com/p/8gFzo5xTf8/