Duka dhe Dukesha e Suseksit, kanë filluar turneun e tyre të parë jashtë vendit, derisa lajmet për shtatzëninë e Meghan, ishin kryetituj të mediave në mbarë globin.
Çifti mbretëror kanë arritur tashmë në Sidnei të Australisë, ndërsa aty iu është dhënë edhe dhurata e parë për beben.
Nga Guvernatori i Australisë Sir Peter Sosgrove dhe gruaja e tij Lynne, çiftit të njohur britanik iu është dhënë një lodër kangur dhe një palë çizme Ugg të njohura si prodhim australian.
Po ashtu gjatë kësaj vizite, Meghan e tregoi për herë të parë edhe barkun e saj të fryrë. /Prive.al