Dhe ‘çmimi’ për fotografinë e verës i shkon Taynas, reperja na la pa fjalë (FOTO)

By

Me të nisur sezoni i verës, të famshmit shqiptarë vërshuan rrjetet sociale me imazhe mahnitëse duke treguar vendet ku po pushonin, veshjet e shtrenjta edhe linjat e tyre trupore.

Por thënë të drejtën, Tayna sapo na la pa fjalë me fotografinë e fundit që ka publikuar në Instagram.

Reperja kosovare që hyri në skenën muzikore duke debutuar me këngën Columbiana që shumë shpejt u shndërrua në një hit, po pushon në Side të Turqisë dhe imazhet nga pushimet nuk kanë qenë të pakta në llogarinë e saj në Instagram.

E hipur në një kalë tejet të bukur, Tayna ka pozuar duke kalëruar buzë detit dhe duket mahnitëse si një vajzë e egër.

“A nuk ju thanë që jam egërsirë? Në djall vafshin kuajt tuaj të bardhë dhe karrocat”, ka shkruar reperje, duke hedhur thuma te dikush-dikush. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm