Imazhi i këngëtares Eni Koçi na është skalitur në kokë si bionde, si një barbi kukull e bukur me flokët e gjata e të bardha.
Por me hapin që ndërmori, këngëtarja shqiptare e vërtetoi që ka shumë guxim të marrë hapa të tillë si ky për ndryshimin e imazhit të saj!
Papritmas Eni ngjyrosi flokët në ROZË!
Kjo ngjyrë vitin e fundit ka qenë goxha trendi, ndërsa Eni u tregua e guximshme meqë vendosi të bëjë këtë ndryshim drastik në imazhin e saj.
Këngëtarja madje edhe kohë më parë ka pasur këtë ngjyrë megjithatë, të dalësh nga e bardha në rozë, është goxha vendim me rrezik.
Mirëpo ajo po duket jashtëzakonisht mirë edhe në stilin e ri të flokëve!!