Klaudia Pepa është shpesh në vëmendjen e mediave në Shqipëri dhe që pas ndarjes nga Albi Nako, ndjekësit në Instagram e komentojnë shumë duke i ‘analizuar’ çdo detaj në postimet që bën në rrjetet sociale.
Kështu ka ndodhur edhe në postimin e saj të fundit në Instagram, ku balerina shfaqej shumë seksi teksa drekonte në Paris.
Një ndjekës i ka komentuar:
“Paske dalë me një mashkull sepse nuk shoh çantë femre.”
Ndërkohë, Klaudia i ka komentuar duke i thënë se çantat e femrës është aty dhe ajo po drekonte me të motrën me rastin e ditëlindjes së 20-të të saj.
“Jo, isha me motrën @pamelapepa , festuam 20-vjetorin e saj bashkë. Çanta e saj është poshtë tavolinës nëse arrin ta shohësh”.