Ekskluzive: Ardian Bujupi po i prin valles më dasmën e Shkodran Mustafit (VIDEO)

By

Futbollistët shqiptarë?! Definitivisht të parët për të mbajtur të fshehtë jetën private!

Pak kohë pasi Prive.al zbuloi se futbollisti shqiptar Admir Mehmedi po i jep fund beqarisë në një ceremoni sekrete, një tjetër koleg i Mehmedit po martohet sonte.

Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin që po zhvillon dasmën në Maqedoni ku të pranishëm janë shumë fytyra publike.

Mes tyre nuk kishte se si të mungonte edhe miku, Ardian Bujupi që në një video të siguruar nga Prive.al shihet teksa i prin valles në eventin ku është investuar shumë.

Kujtojmë se Shkodrani u fejua me Vjosa Kabën me 14 Shkurt të këtij viti në një ceremoni të mbajtur jashtë syrit të medias ku e vetmja foto që vazhdon të qarkulloj është ajo e siguruar nga Prive.al

Artikuj të ngjashëm