Detaji i përbashkët i Anës dhe Atdheut që po ‘çmend’ fansat

By

Ndjekësit e “Përputhen” kanë qenë në vazhdimësi shumë të vëmendshëm për të kapur detaje nga konkurentët.

Dikur nuk linin ‘rehat’ Andin dhe Melisën e mesa duket Atdheu dhe Ana janë ‘viktimat’ e radhës.

Në rrjete sociale po qarkullojnë video të cilat kanë pikasur detajin që Ana dhe Atdheu kanë realizuar video live nga e njëjta hapësirë.

Kaq ka mjaftuar që të spekulohet në lidhje me një bashkëjetesë të dy ish-protagonistëve që bashkë shkëmbyen një puthje pasionante në program.

Por cili është raporti i Atdheut me Anën?

Sonte nga ora 22:00, Atdheu mes tjerash do të flasë edhe për këtë pjesë në një intervistë ekskluzive për emisionin Prive.

Mos harroni, edicioni i ri ju pret në Klan Kosova!

Artikuj të ngjashëm