DETAJET! Ky është lokacioni ku do zhvillohet dasma e Getit dhe Marinës

By

Edicioni përmbyllës i sezonit të Prive të Shtunën solli lajmin e shumëpritur të martesës së Getit dhe Marinës në një prej të Dielave të muajit Shtator.

Data 10 do jetë momenti kur çifti do i japin fund beqarisë në Prishtinë në një ceremoni mes miqve dhe familjarëve.

Por cilat janë detajet tjera?

Për habinë e shumëkujt, dasma do të ketë një numër shumë të kufizuar të të ftuarve të cilët sipas burimeve të Prive.al nuk do e kapin as shifrën e 200 personave.

Tutje, lokacioni i zgjedhur është në qendër të Prishtinës.

Ndryshe prej tendencës për të zhvilluar ceremonitë në ambient të hapur, dyshja nuk do eksperimentojnë shumë në këtë pjesë.

Geti dhe Marina do i japin fund beqarisë në një prej sallave të hotelit luksoz Swiss Diamond ku për koincidencë, pak javë pas do të martohet edhe ishi shumë vjeçar i reperit, Hana Shehu.

Ashtu siç kemi bërë të ditur, për transformimin e ambientit do merret Alketa Vejsiu me kompaninë e saj Class Events që synojnë të sjellin diçka të paparë deri tani. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm