Detajet e koncertit të Miley Cyrus në nder të komunitetit LGBTQ+

By

Miley Cyrus njoftoi se është duke organizuar një koncert, në nder të “Pride Month”, së bashku me Maren Morris, Little Big Town dhe të ftuar të tjerë, që do të transmetohet më 25 qershor.

Koncerti do të përfshijë përformanca nga anëtarët e LGBTQ, Maren Morris, Little Big Town, Brothers Osborne, Orville Peck, dhe Mickey Guyton.

Miley do të interpretojë një sërë hitesh të saj si “The Climb”, disa këngë të klasikëve të dashur, “Believe”, “True Colors”, “We Belong”, “Dancing Queen”, dhe disa këngë nga Madonna si “Music”, “Express Yourself”, dhe “Like A Prayer”, të gjitha këto në nder të Muajit të Krenarisë.

“Të gjithë janë të mirëpritur këtu, për të festuar “Pride Month” me fuqinë e muzikës”, u shpreh Cyrus.

Muaji i Krenarisë festohet çdo vit në muajin qershor, për të nderuar demonstratat e Stonewall në Manhattan në vitin 1969.

Aktivisti biseksual Robert A. Martin, dhe aktivisti homoseksual L. Craig Schoonmaker, janë të parët që përdorën termin “Krenari” për të përshkruar këto festa./Prive.al

Artikuj të ngjashëm