‘A do si kjo’ është projekti i fundit me videoklip nga Ronela Hajati që u pëlqye shumë nga publiku dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm.
Ky sukses, nuk ishte i rastisishëm për një artiste të pavarur pas së cilës nuk qëndron asnjë kompani muzikore.
Kur ke në dorë talentin si aset të paçmueshëm, nuk ka asnjë forcë që të ndal!
Të njejtën po e dëshmon sërish Ronela Hajati e cila siç mëson Prive, tashmë ka filluar xhirimet e ‘Malagata 2’, versionit sekondar të hitit të madh të dikurshëm.
Kënga është inçizuar tek RedBox dhe ka tekst të Ronelës kurse produksioni ProVideo është marrur me videoklipin.
Se kjo këngë pritet të jetë tejet premtuese tregon fakti se edhe vetë Ronelës po i pëlqen shumë.
Marrë shkas nga fakti se artistët shpeshherë nuk pëlqejnë këngët e tyre, i bie që ne do ta dashurojmë këtë projekt. /PRIVE.AL/