Detaje rreth projektit të ri të Young Zerkës (FOTO)

By

Young Zerka ka dhënë detaje për projektin e tij të ri.

Artisti nga Shqipëria, ka njoftuar përmes Instagramit se një këngë e re vjen së shpejti nga ai.

“Yalla” quhet projekti i radhës, të cilin e ka gati pasi nën fotografinë e postuar ka shkruar “vjen së shpejti”.

Zerka kohëve të fundit ka qenë në ballinat e mediave rozë, pasi u tha se ai dhe Ronela Hajati i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të fshehtë.

Megjithatë, këngëtari në një intervistë për Prive, nuk e mohoi e as pohoi këtë lajm duke vendosur të mos flasë shumë për jetën private./Prive.al

Artikuj të ngjashëm