Detaje: Çka e shtyu Azetin të largohet nga muzika?

By

Reperi shqiptar i famshëm në Gjermani, Azet, njoftoi së fundmi se po largohet nga muzika dhe nga rrjetet sociale. Ai tha se këtë gjë po e bën për t’u përkujdesur për familjen si Granit dhe jo si Azet duke thënë se nuk e di saktë kur do të kthehej.

Megjithatë, para se të ‘shkojë’, artisti lëshoi një EP si dhe videoklipin për “Seele”. Por cilat ishin ngjarjet që e shtynë Azetin që të ndërmarrë këtë veprim?

Burime për Prive.al kanë bërë të ditur se kjo lidhjet me humbjet e personave të afërt me të cilat u ndesh reperi përgjatë këtij viti. Humbja e babait ka bërë që Graniti ta shohë tejet të domosdoshme qëndrimin pranë familjes si djali i madh i saj për të zëvendësuar mungesën e prindit. Për këtë arsye, ai do t’i qëndrojë pranë familjes për një kohë të pacaktuar.

Kujtojmë se reperi ishte bërë gati që të anulonte të gjitha koncertet edhe pas aksidentit tragjik automobilistik që i mori jetën shokut të tij, Sefas, mirëpo ai kishte vazhduar të mbante secilën datë të caktuar prej tij edhe me kërkesë të familjes së Sefas./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm