Deputeti Labinot Tahiri është pro taksës, por shihet duke përdorur prodhimet serbe

By

Deptueti Labinot Tahiri, e po ashtu edhe njëri nga emrat më të njohur të muzikës në Kosovë, ka shprehur qëndrimet e tij pro taksës prej 100% për produktet serbe, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vënë si masë karshi shtetit të Serbisë.

Madje ai i kishte kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj, që t’i vendos Serbisë taksë jo prej 100% po prej 200%.

Megjithatë, kjo s’e ka penguar këngëtarin e deputetin e Kuvendit të Kosovës që të përdor prodhimet serbe.

Në një video që ai ka publikuar në Facebook, Tahiri shihet duke konsumuar ujin “Rosa” i cili prodhohet në Serbi. /Prive.al

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/videos/900803923624268/

Artikuj të ngjashëm