Demi Lovato zbulon se është përdhunuar në moshën 15 vjeçare

By

Demi Lovato ka dalë edhe një herë publikisht për të bërë një rrëfim tronditës, duke ndarë dy histori nga e shkuara, në dokumentarin e saj në Youtube: Demi Lovato: Dancing With the Devil. Mes shumë emocionesh, këngëtarja zbuloi se është përdhunuar dy herë, në një natë në 2018-ën kur kaloi në overdozë, nga personi që I kishte dhënë drogën dhe në moshën 15-vjeçare, kur ishte një yll I Disney, nga një adoleshent tjetër.

Ndërkohë, nga ngjarja e rëndë e 2018-ës, ajo kaloi në rastin tjetër tronditës, kur është përdhunuar në adoleshencë. Demi tha se nuk e kishte treguar më parë historinë e overdozës, pasi kishte frikë se nuk do të besonin atë që i kishte ndodhur në moshën 15-vjeçare.

“Kur kam qenë adoleshente, jam gjendur në një situatë të ngjashme. E kam humbur virgjërinë nga një përdhunim”– ndërsa ka treguar se shoqërohej me djalin që kishte abuzuar, por nuk ishte aspak gati për të kryer marrëdhënie me të. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm