Demi Lovato merr një vendim të rëndësishëm për veten

By

Demi Lovato po shpreson të lidhet sërish me miqtë e saj pasi ka përfunduar rehabilitimin në fillim të këtij muaji, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 26-vjeçare e cila hyri në rehabilitim pas një mbidoze gjatë muajit korrik, kërkoi nga miqtë e saj që t’i shkruanin privatësisht për të marrë numrin e saj të ri, me anë të një posti të ri në Instagram.

Në gusht, TMZ raportoi se Lovato do të merrte një numër të ri telefoni për t’i ndaluar tregtarët e drogës dhe mundësuesit që të kishin qasje me këngëtaren. TMZ shtoi se numrin e ri do ta ketë vetëm rrethi i ngushtë i saj.

Artikuj të ngjashëm