Në pasditen e së mërkurës, mediat shqiptare raportuan për arrestimin e reperit të famshëm të njohur si Stresi, nga Policia e Shtetit Shqiptar.
Arkimed Lushaj konsiderohet si një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.
Stresi është arrestuar brenda një hoteli ku ishte me një vajzë 20 vjeçare.
Pas ndalimit në hotel, Lushaj është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për veprimet e mëtejshme proceduriale. Bashkë me Stresin në hotel ishte edhe një vajzë 20 vjeçe, e cila eshte prceduar penalisht.
Sipas të njëjtave burime hetimet janë zhvilluar nga Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shkruan lapsi.al, transmeton Prive.
Për të riun e lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë gjykata e kryeqytetit ka caktuar gjatë kësaj të mërkure masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Derisa vë video shikohet se si këngëtarit i janë vënë prangat në shtrat, derisa pamjet e aksionit policor janë publikuar nga Top Channel. /Prive.al