Kur bota tashmë është tronditur nga rezultatet që nga minuti në minutë pritet ta shpallin Donald Trump edhe zyrtarisht President të SHBA-ve, ka dalur më në fund një artist shqiptar në përkrahje të kandidatit republikan.
Gitaristi nga Kosova që jeton në Amerikë Faton Macula përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar se mban anën e biznesmenit.
Macula ka deklaruar se kandidati republikan, Donald Trump ka pasur të drejtë duke pohuar se sistemi është i manipuluar.
Paradoksi në këtë pjesë është se me gjithë sistemin e ‘manipuluar’ të trumbetuar në qarqe, republikani po fiton bindshëm ndaj Clinton që tashmë pritet ta pranojë humbjen. /Prive.al/