Ishte viti i kaluar kur u dha lajmi se reperi i ri i skenës muzikore Buta, u mor nën menaxhimin e Faton Shoshit.
Shoshi që posedon kompaninë muzikore “Nesër Music”, është ndër menaxherët më të suksesshëm shqiptarë, pasi që ishte ai që qëndronte krah Era Istrefit në sukseset e saja ndërkombëtare.
Por pas një kohe të shkurtër bashkëpunimi, Buta dhe Shoshi i ndanë rrugët dhe këtë e tha Buta.
Ndërsa në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, Shoshi ka treguar se pse dyshja nuk janë më në bashkëpunim.
“Unë i lë artistët të lirë, të bëjnë çfarë të duan dhe kur nuk shkon bashkë atëherë ndahen rrugët”, ka thënë ai. /Prive.al