Shakira mendonte se ajo dhe Gerard Pique do ishin gjithë jetën së bashku përpara tradhtisë së tij të përfolur.
Këngëtarja e cila njoftoi ndarjen e saj nga futbollisti në qershor të vitit 2022 – u tregua e sinqertë për prishjen e marrëdhënies së tyre 11-vjeçare gjatë një interviste me Billboard të botuar të enjten.
“Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Unë besoja në ‘derisa vdekja të na ndajë’. Unë e besova atë ëndërr dhe e pata atë ëndërr për veten time, për fëmijët e mi”, tha ajo për gazetën.
Ajo dhe Pique kanë dy djem, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 8 vjeç.
Krijuesja kolumbiane e hiteve shtoi se shpresonte të kishte një dashuri të përjetshme të ngjashme me prindërit e saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vjet.
“Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme,” shpjegoi Shakira. “Kështu që unë e di që është e mundur”.
“Dhe ka qenë gjithmonë shembulli im,” shtoi ajo. “Kjo është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi”.
Duke reflektuar mbi romancën e saj të mëparshme me Piqué, këngëtarja pranoi se asaj iu desh ta vinte karrierën e saj muzikore në prapavijë ndërsa jetonte me ish-atletin profesionist në Spanjë.
“Gjëja është se unë i jam përkushtuar atij. Për familjen, për të. Ishte shumë e vështirë për mua të merrja pjesë në karrierën time profesionale ndërsa isha në Barcelonë”, tha ajo.
“Nuk mund t’i lija fëmijët e mi dhe të shkoja diku për të bërë muzikë jashtë shtëpisë sime. Ishte e vështirë të ruash ritmin”, shtoi Shakira.
Por që kur u zhvendos në Majami në maj, këngëtarja ka qenë në studio duke regjistruar muzikë të re dhe ka në plan të bëjë turne në vitin 2024.
Sa i përket dy fëmijëve të saj, fituesja e Grammy-t zbuloi se ata po lulëzojnë larg vëmendjes pas lëvizjes së fundit në SHBA.
“Situata mediatike ishte e vështirë për ta [në Barcelonë]. Ne kishim paparacët në pragun tonë çdo ditë,” shpjegoi ajo.
“Këtu, ata janë fëmijë normalë që shijojnë normalitetin, gjë që duhet të jetë shkolla: një strehë e sigurt ku ata mund të jenë vetvetja”.
Ylli kolumbian i popit dyshohet se zbuloi se Gerard kishte një lidhje kur kuptoi se ai po zhdukej nga shtëpia e tyre.