Skerdi ka bërë një shkrim goxha motivues në llogarinë e tij në Instagram.
Këngëtari nga Shqipëria postoi një fotografi shkëputur nga klipi i fundit, bashkëpunimi me Elinel, duke thënë se do vazhdojë të sjellë muzikë të re dhe nuk ka asgjë që e ndalon atë.
Përveç kësaj, ai tha se njësoj duhet të bëjnë edhe të tjerët në mënyrë që gjithçka të shkojë mbarë.
“Nxora tre projekte per nje muaj, nuk u ndala ne ate qe dua edhe pse situata per momentin nuk eshte e mire per shkak te koronavirusit.
Por, une nuk u ndala, vazhdova dhe nuk prita as vere, vjeshte apo dimer. Nuk prita kush cfare po nxjerre, bera ate qe desha dhe njesoj do vazhdoj…
Do vazhdoj t’ju sjell muzike te mire ne menyre qe te argetohemi disi gjate kesaj pandemie.
Mos harroni, duhet te jemi me te forte se kurre ashtu sikur une qe asgje nuk me ndaloj per te sjelle kenge pa ndale. Shihemi se shpejti me projekte te reja…”, ka shkruar këngëtari.