Këngëtarja Mariza Ikonomi tash e një kohë i ka munguar skenës dhe publikut.
Fituesja e dikurshme e shumë festivaleve që nga viti i kaluar kur solli këngën ‘Dhurata’ më nuk ka sjellur risi.
Por, krijuesja e hitit ‘E di’ në rrjetin social Instagram poston shpeshherë foto ku shihet me bikini në plazh.
Mariza përpos këtyre fotove me ndjekësit e saj ka ndarë edhe një cover të këngës ‘E dehun jam’ teksa komplimentohet për interpretimin.
Të kujtojmë se Ikonomi bën një jetë mes Tiranës dhe Parisit dhe ky mund të jetë faktori kyç i pasivizimit të këngëtares në skenën muzikore. /Prive.al/