Dedikimi special i Era Istrefit për Sellmën: “S’mund të jetoj pa ty”

By

Grimerja më e famshme shqiptare Sellma Kasumoviq, dje ka festuar ditëlindjen ndërsa në mesin e dhjetëra urimeve nga figurat publike me të cilat ajo ka punuar, nga ngeli në mendje urimi i Era Istrefit.

Këngëtarja që tani gëzon edhe famë botërore, ka publikuar në Instastory një urim shumë të veçantë për grimeren e saj personale, ku po ashtu zbulon pak nga lidhja e tyre speciale.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të ta shprehur mirënjohjen ty e dashur make-up artistja ime. Të kam parë duke u përpjekur të bëhesh grimerja të cilën të gjithë e duam dhe s’mund të jetojmë pa të. Shijoje ditëlindjen, ti i meriton të gjitha të mirat e botës mbretëreshë”, ka shkruar Era, duke publikuar edhe një fotografi të sajën me grimeren. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm