Dedikimi i Zerkës për ditëlindjen e Ronelës, konfirmon akoma më shumë lidhjen e tyre

By

Ronela Hajati sot feston ditëlindjen.

Këngëtarja mori shumë urime pasi postoi një fotografi me buqetë të madhe lulesh në dorë, në profilin e saj në Instagram.

(lajmi vijon nën foto…)

Por, urimi më i mirë i erdhi nga Young Zerka, këngëtarin me të cilin Ronela thuhet se është në lidhje edhe pse asnjëherë nuk u konfirmua nga ata.

Megjithatë, fjalët që Zerka ia kushtoi këngëtares, vërtetojnë lidhjen e tyre të fortë dhe dashurinë që kanë mes njëri-tjetrit.

‘Gëzuar ditëlindjen për partneren time të çmuar në krim. Të dëshiroj çdo të mirë vajzë, gjithmonë. Ka shumë gjëra të bukura që po presin për ty, sepse ti i meriton. Qëndro gjithmonë qesharake dhe produktive. Dhe meqë ra fjala, po dukemi shumë mirë në këtë fotografi’.

Pasi Ronela e pa këtë postim, ajo ia ktheu komentin kështu: ‘Fernando miooo’.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk doli me një deklaratë rreth lidhjes, çifti po duket shumë mirë dhe i lumtur.

Gëzuar ditëlindjen Ronela!/Prive.al

Artikuj të ngjashëm