Siç është bërë e ditur nga vetë gazetari Berat Buzhala, ai dhe një pjesë e konsiderueshme e familjes kanë rezultuar pozitiv në testin për virusin SARS-CoV-2.
Gazetari i njohur përgjatë periudhës së izolimit ka qenë goxha aktiv në rrjete sociale duke munduar të sensibilizojë posaçërisht në çështjen e rrezikshmërisë së virusit, duke u përballur me konspiracionistët që po e konsiderojnë gjithë situatën si gënjeshtër.
Por, një postim i fundit ka qenë i një tjetër natyre.
Buzhala i ka bërë dedikim të veçantë babait të tij i cili duket të jetë në gjendje më të rëndë nga virusi, i shtrirë në spital.
“Naten e mire T’at. Bonu i fort e çohu neser. Befasona neve, befasoi edhe mjeket. E di qe prape kam me u marre me ty, mas shpines tande, ama gjithashtu e di qe ti e ke dite qe une po merrna me ty dhe veprat tuja. Na nuk jemi babe e djale, na jemi shoke. Naten prinduc.
(Kurse ju te tjeret qe po mendoni qe COVID eshte shpikje me te vertete ju deshiroj shume fat. Fat i deshiroj edhe shtetit qe e ka vendose me e pa si spektatator kete lufte qe tashme ka fillu)” – është shprehur Buzhala.
Kujtojmë se situata me pandeminë COVID-19 në vendin tonë është në prag të kolapsit. Dje u shënuan dy “rekorde”, dita me numrin më të lartë të të infektuarve dhe të të vdekurve. Vetëm gjatë të Shtunës, nga virusi ndërruan jetë 8 persona. /Prive.al