Në Pallatin e Brigadave sot u zhvillua ceremonia e celebrimit të Princit Leka II dhe bashkëshortes së tij Elia Zaharia.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte personi që kurorëzoi çiftin mbretëror në prani të pesë klerikëve fetarë të vendit.
Në këtë ceremoni madhështore të familjes mbretërore shqiptare në mesin e mysafirëve të shumtë pati përfaqësues të Familjeve të mëdha Mbretërore të Evropës dhe më gjerë.
Por, nuk kishin se si të mungonin as këngëtarë, artistë e politikanë nga Shqipëria e Kosova të cilët përmes rrjeteve sociale kanë ndarë me ndjekësit urimet më të mira për çiftin.
Por si janë dukur vetë fytyrat publike në ceremoninë e sotme ku vëmendja ishte e madhe nga shumë media falë karakterit unik të eventit?! Prive.al ju sjell një përmbledhje ku shihen shumica prej tyre, normalisht, siç edhe e do rendi në një dasëm mbretërore, përplot klas dhe elegancë.
Çifti mbretëror me dizejnatorin Valdrin Sahiti dhe të dashurën e tij, Editë Ramadanin
Këngëtarja Rona Nishliu me Elia Zaharian
Anita Haradinaj, bashkëshortja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj
Lola Haradinaj, bashkëshortja e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj
Elia Zaharia me mikeshën, Soni Malaj
Çifti mbretëror me aktoren Olta Gixharri
Marsela Cibukaj me Elian dhe Princ Lekën II