Dasmat janë ndër eventet më të rëndësishme shqiptare, ku njerëzit bashkohen, njihen me të tjerë e shohin miqtë e vjetër.
Për Ermal Fejzullahun, një dasmë e organizuar mbrëmë, mori më shumë kuptim në një moment të caktuar, kur ai takoi një figurë të rëndësishme kombëtare.
Aty Ermali ka takuar Rifat Jasharin, vëllain e të ndjerit Adem Jashari, nga familja më heroike që ka historia e popullit shqiptar.
Me Jasharin, që sot mbetet përfaqësues i familjes që dha jetën e 27 anëtarëve për lirinë e vendit, Ermali ka realizuar një fotografi, në të cilën duket mjaft i lumtur që e ka takuar, e duke treguar respekt për këtë njeri. /Prive.al