Së fundmi, ai është shfaqur më i gatshëm se kurrë për të shpërndarë dashuri.
E kemi parë teksa puthte direkt gjatë intervistës Arlind Ajetin kurse në foton e fundit në Instagram, Mërgim Mavraj është shfaqur duke përqafuar një objekt statik gjatë stërvitjeve.
Ka qenë vetë futbollisti, ai që ka zbuluar ‘sekretin’ duke thënë se ngjyrat kuq e zi të flamurit po e bëjnë të jetë kaq i dashur.
Mes tjerash, në postim, Mavraj ka deklaruar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht se vazhdon të jetë beqar.
Nuk dihet se a duhet të shërbej ky si një sinjal për vajzat që mund të ndjejnë simpati për futbollistin brenda dhe jashtë fushës. /Prive.al/