Këtë të premte në ora 20:45 në Klan Kosova në bashkëpunim me Radio 1 dhe Komunën e Pejës, argëtimin në karantinë ua sjell zëri i këngëtarit të Mirënjohur Ramadan Krasniqi.
Nga Peja do të këndohen këngët hite të Danit në koncertin më unik të jetës së tij.
Afro 5 dekada në skenën muzikore do të gërshetohen nga Parku i Paqes në vendin e tij të lindjes.
Drejtpërdrejt në Klan Kosova, nesër në ora 20:45 ju këndon Dani nga Peja./Prive.al