Dalin pamjet nga arkiva: Si dukej Marina në emisionin e parë si prezantuese?

By

Emri i Marina Vjollcës është rikthyer sërish në vëmendjen e shtypit ditëve të fundit.

Kjo,jo për ndonjë detaj mbi lidhjen me Getin apo pushimet por për karrierën.

Kur kanë mbetur pak ditë nga nisja zyrtare e sezonit televiziv, Marina nuk gjendet askund.

Ajo mungon në promot e TV Klan teksa nuk ka asnjë informacion nëse ekziston ndonjë projekt i cili do e kthejë sërish në ekran.

Por, teksa projektet mbesin mister, pamja e Marinës në programin e parë si prezantuese nuk është më e tillë!

Ka qenë Top Channel që ka hapur arkivat duke transmetuar sekuenca nga emisioni i parë i ‘Procesit Sportiv’, në vitin 2008, plot 10 vite më parë kur Vjollca kaloi nga velina e Fiksit në prezantuesen krah Ed Manushit.

Kur jemi tek Marina, jo keq, konsideruar kohën e kaluar dhe ndryshimet e tjera që i sjellin vitet. Apo jo? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm