Almeda Abazi ka publikuar pamjet e para të videoklipit të saj të ri, i cili është i pari për të.
Modelja e cila është gruaja e aktorit të njohur turk, Tolgahan Sayisman, i është futur muzikës dhe kënga e saj e parë pritet të publikohet së shpejti.
Përmes një videoje të cilën ajo e ka postuar në Instagram, Almeda na njoftoi se ka bashkëpunuar me artistin e njohur turk për këtë projekt, Burak Yeter.
Nuk dihet saktë kur do të lëshohet kënga në youtube, megjithatë përshkrimi i saj nën video, la për të menduar se brenda këtij muaji do ta shohim Almedën si këngëtare./Prive.al