Dalin fotografitë: Kështu duket Elita me dallamë

By

Pas dasmës madhështore të Elitës me Gjikon, e cila u mbajt të premten në White Garden Events me rreth 700 të ftuar, prezantuesja e njohur sot veshi dallamën për t’i respektuar traditat shqiptare.

Një fotografi është bërë virale në rrjete sociale ku Elita shihet duke kërcyer me veshjet tradicionale, dymija e dallamë.

Ahengu familjar po zhvillohet në Pejë pasi Gjiko është nga ky qytet edhe pse jeton në Prishtinë.

Familja e reperit jeton dhe vepron në Pejë prandaj tradita e do që nusja të kërcëjë në mesin e shumë grave.

Elita dhe Gjiko i thanë PO njëri-tjetrit pas disa muajve fejesë.

Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe këtë e ka konfirmuar Gjiko përmes një fotografie të postuar në Instagram, me urimin për veten dhe Elitën ‘ishalla me më shumë beba gruaja jem’./Prive.al

Artikuj të ngjashëm