Në muajt e parë të verës, pikërisht me tre korrik të vitit të kaluar, Butrint Imeri, Ledri Vula dhe Kida bashkuan forcat për të publikuar projektin e tyre të përbashkët “Dale”.
Që nga koha e lansimit të këngës, ajo u pëlqye mjaft shumë nga ndjekësit e tyre, shënoi sukses dhe madje në pak muaj publikimi shënoi rekorde klikimesh duke u bërë një ndër këngët më të dëgjuara vitin që lamë pas.
Brenda disa muajsh kënga “Dale” ka kapur shifrën e 90 milionë klikimeve në platformën Youtube,
E këtij suksesi të këngës i janë gëzuar edhe artistët, të cilët kanë postuar në Storie-t e tyre për ta ndarë me ndjekësit e tyre. /Prive.al