Këngëtarja Dafina Zeqiri, gjatë vitit të kaluar iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndjekur një tjetër ëndërr muzikore.
Zeqiri atje po zhvillonte koncerte dhe po e bënte rrugën e saj drejt tregut ndërkombëtar.
Por është kthyer në Kosovë për festat e fundvitit për të mbajtur koncertet e zakonshme në klubet kosovare.
Ndërsa vjen ekskluzivisht për Prive, për të rrëfyer para kamerës këta muaj larg Kosovës, përfshirë këtu se edhe për çfarë e ka marrë malli.
“Për kolonën në Prishtinë. Pritjet e gjata në veturë edhe të sharat që pasojnë pas saj”, është përgjigjur Dafina. /Prive.al