Ka dy javë që ka paralajmëruar publikimin e këngës së saj të re.
Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri, edhe njëherë vjen me një projekt në gjuhën angleze, pasi ka kohë që po përpiqet të bëhet pjesë e tregut muzikor ndërkombëtar.
Madje ajo ka hequr dorë nga puna në Kosovë, duke u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara ku edhe po punon në projektet e reja.
Ndërsa tani, pasi lansoi gjashtë muaj më parë këngën “Four Season”, ka bërë me dije se sot do e lansojë edhe këngën e re me video klip. /Prive.al