Ishte 14 Shkurti i 2016-tës kur këngëtarja Dafina Zeqiri, në ditën e të dashurarve zyrtarizoi lidhjen e saj me domenikasin, Hose Rodriguez.
Nga ai moment, për një periudhë relativisht të gjatë, këngëtarja ndante vazhdimisht me ndjekësit e saj momente nga privatësia.
Por papritmas, në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar, fotot me Hose u rralluan aq shumë saqë mediat nisën të shkruajnë mbi një ndarje të mundshme të çiftit.
Megjithatë, ndarje nuk ka por një vendim për të mos shfaqur pjesën private, përpos në momente të veçanta.
I tillë ka qenë një i shënuar së fundmi kur Dafina ka marrë pjesë në martesën e një miku të saj latin, i cili për koicidencë ka kurorëzuar dashurinë me një shqiptare.
Me një fustan të gjatë elegant, në një prej fotografive të postuara në Snapchat, Dafina shkëlqen përkrah personit të zemrës duke dëshmuar edhe një herë që lidhja vetëm sa po shkon duke u bërë edhe më e fortë. /Prive.al/