Rrallë e kemi parë duke treguar afeksionin në publik. Mirëpo ajo nuk është kursyer aspak për t’i dhënë puthjen e ditëlindjes së dashurit të saj edhe publikisht.
Dafina Zeqiri i ka organizuar një festë të bukur të dashurit të saj Jose, me rastin e ditëlindjes së tij.
Çdo detaj e ka publikuar në profilin e vet në Instagram, ku shihet se atmosfera aty është shumë e ngrohtë.
Ajo duket tejet e lumtur në krahët e tij, dhe këtë po e shfaqë për çdo ditë. /Prive.al/