Konfirmohet lidhja e deputetit të Kuvendit të Kosovës (FOTO)

By

Vitin e kaluar, në mediat online u raportua mbi një romancë të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Driton Çaushi me motrën e kolegut të tij, Dardan Molliqajt, Leonidën.

Driton Çaushi

Image result for leonida molliqaj

Sidoqoftë, gjithçka mbeti në suazat e një thashethemi për faktin që vetë protagonistët nuk u deklaruan asnjëherë mbi këtë pjesë.

Jetën private, ata e mbajtën private duke mos preferuar të ekspozohen në publik. Por, siç thuhet ku ka zë, s’është pa gjë!

Në adresë të Prive.al ka mbërritur një fotografi që konfirmon lidhjen e dyshes. Dritoni dhe Leonida, në një aheng privat duken më të dashuruar se kurrë teksa vallëzojnë krah njëri-tjetrit.

Ndryshe, Dritoni tashmë pas ndarjes së Vetëvendosjes është deputet nga radhët e PSD-së teksa Leonida nuk është e përfshirë në politikë por ka një karrierë si aktiviste në shoqërinë civile.

Artikuj të ngjashëm