Dafina Zeqiri qëndroi gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje punoi projekte për një debutim ndërkombëtar dhe shijoi atraksionet turistike me të dashurin dhe shoqërinë.
Megjithatë, koncertet thërrasin dhe Dafina u rikthye nga përtej oqeanit për t’iu gjendur pranë fansave shqiptarë.
Turin e ri të koncerteve e nisi me Kaos, falë edhe projektit shumë të suksesshëm ‘Na’ që nga pak ditë publikimi po pëlqehet shumë.
Por, me Dafinën në të njejtën periudhë ka ardhur edhe reperi GASHI i cili edhe ka performuar në një prej diskotekave të Zvicrrës.
Përpos koncerteve, dyshja edhe po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit duke ‘cakërruar’ filxhanët e kafesë. /PRIVE.AL/