Dafina Zeqiri në mbrojtje të vajzës nga Drenasi: Të gjithë të protestojnë

By

Këngëtarja e famshme kosovare Dafina Zeqiri, ka dalë sot në protestën e organizuar nga Iniciativa për të Drejtat e Njeriut në Prishtinë, referuar dhunimin seksual të 16 vjeçares nga Drenasi.

Kjo protestë u thirr e u mbajt para stacionit policor në rrugën “Luan Haradinaj” në Kryeqytet, ku një grup të rinjsh ngritën zërin kundër dështimit të institucioneve për ta mbrojtur 16 vjecaren.

Ndërsa pas protestës, Zeqiri ka shkruar në Instagram se të gjithë duhet të marrin pjesë në protestat kundër këtij rasti dhe të mos lihet me kaq.

“Kjo protetste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire”, ka shkruar Zeqiri në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm