Dafina Zeqiri është kosovare, por të dashurit nuk i thotë “shpirt” në shqip (FOTO)

By

I dashuri i saj është i huaj dhe gjuha që ai flet, i takon familjes së gjuhëve latine.

Jose është nga Republika Dominikane ndërsa Dafina Zeqiri vitin e fundit ka jetuar me të në Shtetet e Bashkuara.

Por jo vetëm me Josen, mirëpo edhe me familjarët e tij Zeqiri kalon shumë kohë dhe këtë e ka treguar përmes publikimeve në llogarinë e saj në Instagram.

E Zeqiri të dashurit të saj nuk ia shpreh dashurinë në shqip, por në spanjisht që është një gjuhë e ëmbël dhe kur flet për dashurinë përmes saj, tingëllon bukur.

“Mi Alma (shpirti im)”, ka shkruar ajo në një fotografi të Jose, që e ka publikuar në Instastory, pasi e ka marrë malli sepse aktualisht Dafina po qëndron në Suedi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm