Artistët, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë shkaktuar “tërmet” në mediat sociale, derisa kanë publikuar një fotografi me duar të kapura.
Sigurisht, s’bëhet fjalë për një romancë – por me shumë shans, një bashkëpunim i ardhshëm nga dyshja po vjen!
Dafina e Ylli i kanë bashkuar forcat dy herë në të kaluarën, derisa sollën projekte që rezultuan super të sukesshme.
“Mos shko” ishte bashkëpunimi i tyre i parë, që aktualisht numëron mbi 20 milionë klikime në YouTube, derisa bashkëpunimi tjetër “Kaje”, pos që ishte një nga hitet më të mëdha, numëron dyfishin e duetit të parë – 40 milionë klikime në YouTube.
View this post on Instagram